Vendimi për vulën e PD-së, avokati i Berishës: Shkelje flagrante e ligjit!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendimi për vulën e PD-së, avokati i Berishës: Shkelje flagrante e ligjit!

Avokati i Sali Berishës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë detyron Apelin që të marrë një vendim se kujt i takon vula e Partisë Demokratike. Me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë legjitimohet si palë në proces edhe Enkelejd Alibeaj, për të cilin Rithemelimi kundërshtonte.

Në reagimin e avokatit Genc Gjokutaj thuhet se legjitimimi i Alibeajt si palë është skandal dhe se sipas tij Gjykata e Lartë duhet të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra vendimin e gjytarit Zhukri, i cili ia dha partinë Sali Berishës.

Vendimi i Gjykatës se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anëtarësisë se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!

Më herët reagoi Partia Demokratike zyrtare në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën dhe e cilëson “peng të procedurave juridike”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së u parapri nga një protesë e opozitës e thirrur nga Rithemelimi e ku mbajti fjalën e tij edhe Sali Berisha, i cili theksoi se “nuk pranojnë nënshtrim”. Për Berishën, GJKKO vendos sot mbi kërkesën e SPAK-ut që t’i ndryshohet masa e sigurisë në “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore” pasi refuzoi detyrimin për paraqitje ndërsa hetohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e klubit Partizani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50283 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE