Përditësimi i ri në Android ka të bëjë me baterinë e telefonit tuaj, zbulojeni!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përditësimi i ri në Android ka të bëjë me baterinë e telefonit tuaj, zbulojeni!

Android do të implementojë një nga veçoritë që posedon iPhone-i, që është padyshim një nga veçoritë më të mira përsa i përket baterisë. Google thuhet se po punon për të lançuar një tregues të baterisë në smartfonët Android, sipas raportimeve. Kjo do të thotë se kur bateria në një pajisje Android fillon të degradohet, ju do të jeni në gjendje të kontrollin kapacitetin e mbetur të baterisë tuaj, në një farë forme do t’ju bëjë të ditur se kur duhet ta ndërroni baterinë në telefonin tuaj.

Aktualisht, përdoruesit e Android duhet të mbështeten në aplikacionet e palëve të treta për të kontrolluar shëndetin e baterisë. Siç raportohet, Android 14 QPR 2 sjell me vete një seksion të fshehur, “shëndeti i baterisë”. Ndonëse, aktualisht i mungon një matës i dedikuar për shëndetin e baterisë, kodi nënkupton se mund të shfaqë detaje të tilla si “përqindja e parashikuar”.

Para dy muajve, Google prezantoi disa pajisje të reja. Përveç tyre, kompania amerikane prezantoi edhe një version të ri të sistemit operativ Android 14. Siç thuhet nga kompania Google, çdo vit ata përpiqen të mundësojnë përmirësimin e sistemit operativ për pajisjet Android që do të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit. Ndërsa iOS synon të ofrojë një përvojë të ngjashme për të gjithë përdoruesit, Android premton një përvojë edhe më të personalizuar.

Ndërkaq, bateritë litium-jon janë ende objekt i kërkimeve të vazhdueshme, në një përpjekje nga ekspertët për të përmirësuar performancën e pajisjes. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, studiuesit në Universitetin Dalhousie në Kanada kanë zbuluar një zgjidhje të re me kosto efektive për të zgjatur jetën e baterisë.

Ata zbuluan se shiriti polietileni tereftalat (PET), i cili mban të gjithë përbërësit e baterisë së bashku, është i prirur të shpërndahet për shkak të reaksioneve kimike në bateri. Kjo jo vetëm që redukton kapacitetin e baterisë me kalimin e kohës, por gjithashtu rezulton në humbje të konsiderueshme të energjisë kur nuk përdoret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE