Presidenti kinez bën deklaratë të fortë: Ribashkimi me Kinën, i pashmangshëm!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti kinez bën deklaratë të fortë: Ribashkimi me Kinën, i pashmangshëm!

“Ribashkimi” i Tajvanit me Kinën është “i pashmangshëm”, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në një fjalim të mbajtur me me rastin e 130 vjetorit të lindjes së themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.

Xi përsëriti kështu qëndrimin e përvijuar prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur përpara zgjedhjeve vendimtare atje muajin e ardhshëm. Por deklarata e tij, tingëlloi këtë herë, më shumë si një paralajmërim.

“Realizimi i ribashkimit të plotë me atdheun është një rrugë e pashmangshme zhvillimi, është e drejtë dhe ajo që do populli. Atdheu duhet dhe do të ribashkohet”, tha Xi Jinping.

Komentet e tij, thotë CNN, i bëjnë jehonë pohimeve të mëparshme të Xi, njëri prej liderëve  më të fuqishëm të Kinës që nga koha e Maos. Në fakt, ai duket se e po e kthen rimarrjen e Tajvanit në një gur themeli të synimit të tij me të gjerë për të “rinovuar” Kinën, e për ta projektuar si në një vend me fuqi dhe pozitë globale.

Megjithatë, fjalët e tij marrin tani një rëndësi të veçantë sepse vijnë vetëm disa javë përpara zgjedhjeve kyce presidenciale në Tajvan, ku pikëpamjet e ndryshme të partive politike për marrëdhëniet me Kinën, shpesh i kthejnë votimet edhe një test mbi ndjenjat publike në lidhje me Pekinin.

Tensionet e Kines me Tajvanin janë ashpërësuar sidomos vitet e fundit nën udhëheqjen e presidentes Tsai Ing-wen, e cila shihet gjerësisht si kultivuese e fortë e marrëdhënieve të ishullit me Shtetet e Bashkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49482 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE