Vajza e tij humbi jetën në aksident, Vangjel Tavo mesazh prekës: Do mbushte 24 vjeçe sot! Festo me engjëjt Eva

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e tij humbi jetën në aksident, Vangjel Tavo mesazh prekës: Do mbushte 24 vjeçe sot! Festo me engjëjt Eva

Ish-deputeti Vangjel Tavo, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë, e cila sot do të mbushte 24 vjeç, ka shkruar një mesazh prekës.

Vajza e tij, fatkeqësisht, humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik, drekën e 28 nëntorit 2023,  në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, ku ndodhej pasagjere.

Në mesazhin e publikuar në Facebook, Tavo e përshkruan vajzën e tij me fjalët më të ëmbla, ndërsa shprehet se i mungon shumë atij dhe familjes.

“Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë…, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt… Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!

Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le…

Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im! Vangjel Tavo dhe familja”, shkruan Tavo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE