E mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante, ju prezantojmë panetonen më të shtrenjtë në botë!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante, ju prezantojmë panetonen më të shtrenjtë në botë!

Në Itali shitet panetonia më e shtrenjtë në botë. Kjo bukë e ëmbël italiane është e mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante. Panetonia me vlerë 700 mijë euro, iu dha si dhuratë martese nga një biznesmen indian mbesës së tij.

Krijuesi i “kryeveprës” është pastiçieri me origjinë gjermane Dario Hartvig, të cilit iu deshën tre ditë për ta bërë. Ai e filloi udhëtimin e tij emocionues në botën e kuzhinës në moshën 14-vjeçare dhe talenti, pasioni dhe përkushtimi i tij e kanë ngritur lart reputacionin e tij në skenën e kuzhinës italiane.

Pastiçeria në jug të Torinos, Itali, ka tërhequr prej disa vitesh miliarderë. Dhjetë vjet më parë, një manjat rus porositi një tiramisu me çmim 80,000 euro. Miliarderi, i cili u bë klient i rregullt, më pas i kërkoi një panetone luksoze, me gështenja të ëmbëlsuara dhe diamante, me çmimin prej 500 mijë eurosh.

Meqënëse jemi në sezon festash rikujtojmë, se origjina e tortës së Krishtlindjes, është Britania, por variantet e gatimit ndryshojnë nga vendi në vend. Nëse po kërkoni recetën origjinale të tortës së Krishtlindjeve gjithçka që ju nevojiten janë 250 gr gjalpë, 200 gr miell që fryhet vetë, 120 gr miell bajamesh, 200 gr sheqer kafë, 5 vezë mesatare në temperaturë ambienti, pak kripë, 300 gr rrush te thatë, te zi dhe të bardhë, 100 gr kajsi të thata, 225 gr ananas komposto, 350 gr gliko qershie te fortë, 100 gr bajame të pastruara nga lëkura dhe të thërrmuara, lëkura e dy limonave dhe pelte kajsie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE