Babai i BE-së, Delors u nda nga jeta, por shënoi epokën unike të Europës!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Babai i BE-së, Delors u nda nga jeta, por shënoi epokën unike të Europës!

Një nga baballarët e euros dhe tregut unik, i cili vdiq në moshën 98-vjeçare, Jacques Delors la edhe një testament kur në një intervistë të vitit 2021 për “Le Point”, shprehej:

Nuk jam penduar, por nuk po them që kisha të drejtë!

Ish-presidenti i Komisionit Europian, lindi në kryeqytetin francez Paris në vitin 1925, në një mjedis katolik.  Delors mbajti postin e ministrit të Ekonomisë nën presidencën e François Mitterrand (1981-1984) përpara se të kalonte në Bruksel, për të shënuar një epokë unike në Kontinentin e Vjetër.

Në krye të Komisionit, qëndroi nga viti 1985 deri më 1995-ën, duke mbajtur tre mandate radhazi (rasti i vetëm deri tani) gjatë të cilit u krijua tregu i përbashkët, u reformua politika e përbashkët bujqësore dhe Akti Unik Europian, marrëveshjet e Schengen-it e mbi të gjitha Traktati i Mastrihtit, i cili themeloi Bashkimin Europian, duke vënë në lëvizje bashkimin ekonomik dhe monetar, që do të çonte në krijimin e euros.

Aktiviteti i tij politik u frymëzua nga sindikalizmi i zhytur në katolicizmin social, përpara se të kalonte në Partinë Socialiste.

Themeluesi i grupit të diskutimit dhe i revistës “Citoyens 60”, gjithashtu Delors bashkëpunoi me revista të së majtës ekstreme në një rrugë intelektuale që e çoi në socializmin e François Mitterrand-it. Më në fund, i përmblodhi mendimet në fjalinë “unë jam socialdemokrat”.

Në vitin 1994, shkatërroi shpresat e të majtës franceze duke refuzuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1995, pavarësisht se ishte favoriti i madh në sondazhe, një heqje dorë spektakolare e shpallur në televizion para 13 milion shikuesve.

I martuar në vitin 1948 me një kolege që ndante besimet e tij sindikaliste dhe fetare, Marie Lephaille, e cila vdiq më vonë në vitin 2020, Jacques Delors pati dy fëmijë, Martine Aubry, e lindur më 1950-ën e Jean-Paul, më 1953-shin, por vdiq nga leuçemia në vitin 1982.

Vajza e tij, kryebashkiakja socialiste e Lille, e cila njoftoi vdekjen e babait të saj, duke saktësuar se ndërroi jetë “në shtëpinë e tij në Paris, në gjumë”.

Në mars 2020, Delors u rikthye në qendër të vëmendjes duke iu bërë thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian për solidaritet më të madh në nivel global, në një moment vendimtar për të 27-at që po luftonin me kërkimin e një përgjigjeje të përbashkët përballë pandemisë COVID-19.

Me grupet e tij të mendimit, “Witness Club” ose “Notre Europe” (i cili më vonë u bë Instituti Jacques-Delors me zyra në Paris, Bruksel e Berlin), ai mbrojti një fuqizim të federalizmit europian, duke bërë thirrje për më shumë “guxim” përballë Brexit-it e sulmeve nga populistët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE