Ja si ta kuptosh nëse i dashuri yt u shkruan gocave të tjera në rrjetet sociale

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja si ta kuptosh nëse i dashuri yt u shkruan gocave të tjera në rrjetet sociale

Mos e moho se të gjitha e kemi menduar që gishtat e të dashurve tanë i dërgojnë mesazhe dhe u bëjnë komplimente gocave të tjera. Po pra, veç mendimi të acaron, imagjino veprimi. Që ta kuptosh qartë nëse ai u shkruan gocave nëpër DM, ji vigjilente ndaj këtyre shenjave:

Është gjithë kohës në telefon

Nëse i dashuri yt gjithë kohës i ka sytë tek telefoni dhe nuk ndalet duke dërguar mesazhe dhe ti nuk je fare në dijeni me kë po flet, ndoshta duhet të shqetësohesh. Të gjithë e vlerësojnë privatësinë, por edhe transparencën.

E mbron me mish e shpirt telefonin

Nëse e merr me vete edhe në dush, stresohet kur i vjen natën ndonjë mesazh, apo nuk të lejon as t’i hedhësh sytë ekranit të telefonit, me shumë mundësi po të fsheh diçka.

Nuk të kthen kurrë përgjigje direkte

Nëse ti e pyet “Me kë po flet?” dhe përgjigjet e tij janë gjithnjë të paqarta, ka gjasa që të ketë një problem.

Nuk do që të postosh foto me të në rrjetet sociale

Kur ai është gjithë kohës aktiv në rrjetet sociale dhe nuk të lejon të postosh foto me të, apo t’i bësh tag diku, ndoshta po i mban opsionet hapur.

E sheh që bën like/komenton kudo nëpër foto gocash

E kuptojmë frustrimin! Megjithatë, mos e lër inatin të të pushtojë, por vër re edhe shenjat e tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE