Tragjike, e moshuar vdes pasi sheh se i duhet të paguajë 15.000€ faturën e ujit!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike, e moshuar vdes pasi sheh se i duhet të paguajë 15.000€ faturën e ujit!

Një pensioniste 88-vjeçare nga Camporosso në rajonin e Ligurias në Itali, ka ndërruar jetë, pasi ka parë shifrën e majme në faturën e saj të ujit, që duhet të paguante. Një gabim nga ujësjellësi në llogaritjen e faturës së ujit të shtëpisë së saj, i shkaktoi të moshuarës një tronditje që e çoi drejt vdekjes, siç raportohet nga Corriere della Sera. Sipas medias italiane, fatura që ka shkuar në shtëpinë e të moshuarës kapte vlerën 15339 euro, ndërsa në të vërtetë ajo kishte harxhuar vetëm 55 euro ujë në muaj.

Kur u konstatua se konsumi maksimal i 88-vjeçares ishte vetëm disa metër kub ujë, ishte tepër vonë për të. Ndërkohë, kompania e ujësjellësit e ka pranuar gabimin dhe ka deklaruar se shuma e parave i është kthyer familjes të së moshuarës fatkeqe, ndërsa këta të fundit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes si dhe faturimin e përgjegjësisë te ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50937 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE