Finalja e madhe e “Dancing With The Stars” nis me maratonën magjike të kërcimit në ekranin e Top Channel!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finalja e madhe e “Dancing With The Stars” nis me maratonën magjike të kërcimit në ekranin e Top Channel!

Sonte në ekranin e Top Channel ka nisur finalja e madhe e programit më popullor të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Sot përballë njëri-tjetrit janë Fifi, Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj, ndërsa njëri prej konkurrentëve do të rrëmbejë vendin e parë të sezonit të dytë të “Dacing With The Stars”.

Surpriza e parë e paralajmëruar që të premten e kaluar është pjesëmarrja speciale e këngëtarit më të dashur të momentit, Ylli Limani, i cili do të promovojë albumin e tij të fundit të quajtur “Tjetër”. Por mbrëmja nuk do të përfundojë me aq, pasi do të ketë momente të paharrueshme me të ftuar specialë, ndërsa kryetari i jurisë Ilir Shaqiri do të performojë në skenën magjike të “DWTS”.

Kërcime me zhanerë të ndryshme do t’i japin një tjetër ngjyrë ekranit të Top Channel mbrëmjen e kësaj të premteje. Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e paharrueshme, andaj mos harroni në orën 21:00 nisjen e finales së “Dancing With The Stars”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50397 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE