Zbulohet data zyrtare e nisjes së “Big Brother Vip Albania 3”!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data zyrtare e nisjes së “Big Brother Vip Albania 3”!

“Big Brother VIP Albania 3”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë në muajin janar të vitit 2024. Tashmë lajmi është konfirmuar zyrtarisht disa netë më parë në “Dancing With The Stars”, ku u prezantua edhe promoja e shtëpisë më të famshme në vend.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit u zbulua edhe data e fillimit të “Big Brother VIP 3”, i cili do të nisë më 13 janar.

Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Prej muajsh tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother VIP” dhe të gjithë po e presin me padurim.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE