Merrni shembull nga Dua Lipa nëse doni ta kaloni dhimbjen e ndarjes nga i dashuri!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merrni shembull nga Dua Lipa nëse doni ta kaloni dhimbjen e ndarjes nga i dashuri!

Dua Lipa nuk duket aspak e lënduar pas ndarjes nga i dashuri Romain Gavras. Këngëtarja ka postuar foto në rrjetin e saj social Instagram teksa shijon pushimet në Indi dhe duket shumë e lumtur. Dua ndodhet atje bashkë me familjen e saj dhe po ia kalon për mrekulli. “Dashuri, shëndet dhe lumturi për Vitin e Ri!”,-shkruan këngëtarja e cila me këtë po na jep një mesazh që pas ndarjes duhet të udhëtoni sa më shumë.

Ylli i muzikës pop së fundmi ka zbuluar edhe numrin e saj të telefonit me anë të një postimi në InstaStory. Këngëtarja e ka publikuar bashkë me mbishkrimin “më shkruaj”. Numri i saj është +1 (917) 810-3415. Mesa duket Dua e ka bërë këtë që komunikojë me fansat dhe adhuruesit e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, u bë së fundmi pjesë e një skeçi në emisionin “Late Night” me Seth Meyers ku ajo habiti dhe argëtoi audiencën me zbulimin e një shprehje specifike në gjuhën shqipe. Gjatë lojës “Day Drinking” të emisionit, ku të ftuarit dhe Meyers pinë dhe bëjnë lojra, Dua u pyet të ndante një të sharë  në gjuhën e saj.

Dua, pa hezituar, zgjodhi shprehjen “Ta q****a nonën” dhe ia përktheu Meyersit në anglisht si “F*ck your mother”. Ndërsa të dy shpërthenin në të qeshura, Meyers provoi të përsërisë shprehjen disa herë, duke u drejtuar nga kamera dhe duke bëtë që në studio të dëgjoheshin të qeshura.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE