Olta Gixhari konfirmon pritjen e ëmbël në mënyrën më të veçantë

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari konfirmon pritjen e ëmbël në mënyrën më të veçantë

Gjatë finales së sotme në “Dancing with the stars”, Olta Gixhari ka ndarë lajmin e pritjes së ëmbël në mënyrën më bukur.

Ishte Bora Zemani ajo që e komplimentoi aktoren duke i thënë se ‘i ka rënë një nur’ e më pas e ftoi në skenë tek i preku barkun e rrumbullakosur.

Olta u shpreh se është në fazën më të bukur që mund të jetë një femër, tek shtoi se do të donte të kishte një vajzë por ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret.

Kujtojmë se kohët e fundit është përfolur kudo nëpër rrjetet sociale për një shtatëzani të mundshme të saj.

Dyshimet për këtë u shtuan kur aktorja vendosi të largohej pak kohë për në Spanjë, tek u shpreh se i duhej të bënte disa analiza rutinë, ndërsa më pas nisi të vishte veshje të gjëra gjatë spektakleve të “Dancing with the stars”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49326 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE