Prezantohet Mercedes AMG G63 Cabriolet!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prezantohet Mercedes AMG G63 Cabriolet!

Kompania gjermane e modifikimeve të makinave, Refined Marques, ka krijuar një version të veçantë të Mercedes AMG G63 Cabriolet. Ky model i rrallë është një nga 20 krijimet e personalizuara të këtij lloji dhe çmimi fillestar i tij është 1,3 milion dollarë. Refined Marques, ka përditësuar disa pjesë të G63, duke shtuar dy dyer më të vogla për hyrje dhe dalje më të lehtë.

Motori V8 me dy turbo, i cili ofron 577 kuaj fuqi, ka mbetur i pandryshuar. Një fakt interesant është se, ky projekt fillimisht ishte ide e djalit të drejtorit të përgjithshëm të Refined Marques, Ahmed Al Bakry, i cili u inspirua nga modeli G Brabus. Ndërsa ishte në procesin e zhvillimit, Al Bakry e prezantoi modelin edhe te ish-shefi i kontrollit të cilësisë së Mercedes-Benz, i cili pas një ore kërkimi nuk gjeti asnjë defekt.

Pas një zhvillimi 18 mujor, rezultati është një G63 Cabriolet i pazakontë. Për ata që janë të interesuar për të pasur një G63 Cabriolet të veçantë, do të duhet të shpejtojnë, pasi shumica e modeleve janë tashmë të shitura. Ndërkaq, një makinë në formë ovale e Mercedes që u gjet në një fabrikë riciklimi, është krahasuar me një anije kozmike.

Automjeti në formë të vezës ishte pikasur pas një fabrike riciklimi në Atlanta të Georgia-s në SHBA. Ky prototip interesant ishte krahasuar fillimisht me një anije kozmike për shkak të dizajnit futurist. Megjithatë, tani duket se është zbuluar misteri i saj dhe një ekspert tha se ky mjet në formë ovale është një shembull i sediljeve të Mercedes MBUX).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE