Zbuloni dy çiftet që do të luftojnë ‘kokë më kokë’ për kupën e DWTS!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni dy çiftet që do të luftojnë ‘kokë më kokë’ për kupën e DWTS!

Dy çiftet që do të luftojnë për kupën e artë të “Dancing With The Stars” janë Sardin e Ensa dhe Enxhi e Silvesteri. Fituesi i kësaj nate të paharrueshme dhe të mbushur me emocione do të zgjidhet vetëm nga votat e publikut, të cilat do t’i bashkohen edhe votat e tjera që kanë rrëmbyer këtë mbrëmje.

Arnita e Eni dhe Fifi e Graciano arritën të shkojnë në finale, por jo të kapërcejnë raundin e fundit. Raundi i tretë të kësaj mbrëmjeje spektakolare në fund do të ketë vetëm një triumfues, pas disa muajve emocione dhe pune të palodhur.

Në një performancë me dy balerina, Ensa dhe Erisa, Sardi Strugaj ka rrëmbyer një rekord pikësh në finale. Erisa ka prekur për herë të parë pistën e vallzimit të “Dancing With The Stars” pas dëmtimit gjatë “Sfidës së Partnerit” me Eni Shehun, për të shoqëruar Sardi Strugën në një performancë që u vlerësua maksimalisht nga juria.

Nga ana tjetër, Enxhi dhe Silvesteri realizuan kërcimin e dytë për finalen e “Dancing With The Stars”, në të cilën rrëmbyen 40 pikë. Juria mbeti e kënaqur me performancën e konkurrentes, e cila sipas tyre ishte si e një balerine profesioniste. Mes kësaj gara të fortë, cili nga çiftet mendoni se do të triumfojë mbrëmjen e sotme?

Enxhi Nasufi & Silvester

Sardi Strugaj & Ensa

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE