Arrestohet polici kufitar në Angli, dyshohet se ishte edhe vetë emigrant i paligjshëm

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet polici kufitar në Angli, dyshohet se ishte edhe vetë emigrant i paligjshëm

Një oficer që punonte për forcat e kufirit në Britaninë e Madhe është vënë në pranga nën dyshimin se është vetë një emigrant i paligjshëm.

Burri u vu në pranga ndërsa punonte në agjencinë e Ministrisë e Brendshme, përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve britanikë.

Sipas The Sun, shefat e tij reaguan me shpejtësi sapo mësuan për statusin e tij të emigrantit të paligjshëm.

Personi i ndaluar është 30 vjec dhe dyshohet se ka hyrë në Britaninë e Madhe rreth 20 vite më parë nga një vend i Ballkanit.

Ai dyshohet se ka gënjyer në formularin e punës për origjinën e tij me qëllim që të fitonte të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe, ku pas disa vitesh arriti të punonte dhe për Home Office.

Sipas mediat britanike, gjatë viteve 1990 shumë shqiptarë deklaronin se ishin nga Kosova me qëllim që të fitonin azil në Britani, cka të lë të dyshosh se personi i arrestuar është nga Shqipëria.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE