Ballkani Perëndimor dhe Ukraina, sfidat e Belgjikës gjatë presidencës së radhës së BE që nisi nga sot!

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ballkani Perëndimor dhe Ukraina, sfidat e Belgjikës gjatë presidencës së radhës së BE që nisi nga sot!

Belgjika mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ku në periudhën gjashtëmujore do të përballet me zgjedhje kombëtare e për Parlamentin Europian dhe po ashtu me luftën ruse në Ukrainë dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj.

Fokusi mbetet rajoni. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Belgjikës, si presidente e radhës e Unionit, do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore.

Po ashtu Belgjika ka para syve ngecjen në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe do testohet nëse përfundimisht do mbledhë forcat evropiane dhe nëse do të arrijë të mandatojë Komisionin Europian për të përpiluar një opinion rreth aplikimit të dorëzuar nga Prishtina në fund të vitit 2022.

Me luftën ruse që vijon dhe ish republikat sovjetike të Ukrainës e Moldavisë që hapën negociatat për anëtarësimin në BE në mes dhjetorit, e Gjeorgjinë që mori statusin e kandidates për anëtarësim, presidenca belge ka si detyrë parësore eliminimin e ndikimit rus të ngulitur thellë në rajon për shkak të historisë.

Është pikërisht ndikimi rus, deri në Ballkanin Perëndimor, ku presidenca belge e BE do të duhet të jenë e vëmendshme. Sidomos me Serbinë, aleatja kryesore ruse në rajon dhe Milorad Dodik, kreu i Republikës Srpska që kërkon shkëputjen nga Bosnje Herzegovina. Zgjedhjet në Belgjikë, priten me interes pasi vitet e fundit ka patur paqëndrueshmëri në qeverisje.

Në 2020 Belgjika arriti më në fund të krijonte qeverinë pas gati dy vjetësh kur ra e mëparshmja. Mbi të gjitha vëmendja belge do të jetë te zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Europian, në Unionin ku euroskepticizmi po shtohet, i nxitur nga partitë populiste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE