“Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja!” Papa dënon dhunën ndaj grave!

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja!” Papa dënon dhunën ndaj grave!

Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid. Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Por, fjalët e përdorura për këtë çështje të hënën ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin. Vrasja e saj nxiti protesta dhe në thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit.

Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja, çdo grua: që ato të respektohen, të mbrohen dhe të dihet se kushdo që e lëndon një grua e përdhos Zotin.

Ligjvënësit italianë në mënyrë unanime kanë mbështetur disa masa që synojnë të ulin dhunën ndaj grave, pasi pas vrasjes së studentes u rihap debati kombëtar për këtë çështje. Ish i dashuri i studentes e ka pranuar vrasjen, tha avokati i tij. Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, mbi 100 gra janë vrarë më 2023, gjysma e të cilave nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE