Nëse jeni adhurues të videolojërave “mblidhuni” këtu sepse nuk kemi lajme të mira!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse jeni adhurues të videolojërave “mblidhuni” këtu sepse nuk kemi lajme të mira!

Adhuruesit e lojërave kompjuterike rrezikojnë humbje të pakthyeshme të dëgjimit ose vuajtje nga tringëllimat në vesh. Këtë kanë paralajmëruar studimet shkencore. Një përmbledhje e 14 studimeve shkencore globale, në të cilat u analizuan më shumë se 50,000 njerëz thotë se nivelet e zërit të dëgjuar nga njerëzit ndërsa luajnë lojëra kompjuterike shpesh i afrohen ose i tejkalojnë kufijtë e sigurisë.

Lojtarët paralajmërohen se po e vënë veten në rrezik të humbjes së pakthyeshme të dëgjimit dhe tringëllimë në veshët. Rreziku përkeqësohet te njerëzit që luajnë rregullisht për periudha të gjata kohore me tinguj intensivë. Studimi i publikuar në revistën mjekësore “BMJ Public Health” është kryer nga një ekip që përfshin ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Universitetit të Karolinës së Jugut. Studiuesit paralajmërojnë se duhet bërë më shumë për të paralajmëruar qartë lojtarët e lojërave kompjuterike për rreziqet, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët.

Ndërkaq, së fundmi revista “GQ”, duke përdorur ekspertizën e mbi 300 ekspertëve të videolojërave, përfshirë krijues, regjisorë dhe gazetarë, ka përpiluar një listë me 100 videolojërat më të mira të të gjitha kohërave. Menjëherë pati kritika për faktin që “Assassin’s Creed” nuk është fare në listë, ndërkohë që “Red Dead Redemption II” renditet në vendin e 15. Njihuni me 10 videolojërat më të mira në histori:

1.Half-Life 2 (2004)

2.Dark Souls (2011)

3.Portal II (2011)

4.Metal Gear Solid (1998)

5.Mass Effect 2 (2010)

6.The Witcher III: Wild Hunt (2015)

7.Bloodborne (2015)

8.Tetris (1985)

9.The Last of Us (2013)

10.The Legend of Zelda: Breath of the Wild (2017)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE