E bujshme, Amir Rrahmani pranë transferimit te gjigandët e futbollit spanjoll!

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bujshme, Amir Rrahmani pranë transferimit te gjigandët e futbollit spanjoll!

Ish futbollisti i Partizanit dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është në qëndër të lajmeve të merkatos. Forma e mirë e tij këtë sezon me Napolin ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për shërbimet e mbrojtësit kosovar. Sipas gazetarit Giovanni Scotto, interesim të madh për transferimin e Rrahmanit ka shprehur Atletico Madrid, që po shqyrton opsionet për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.Një kalim i mundshëm i Rrahmanit në La Liga tek klubi nga kryeqyteti spanjoll do të ishte një hap i madh në karrierën e tij. Besohet se ka qenë vet trajneri Diego Simeone ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që ta transferojnë Rrahmanin, pasi ai me paraqitjen e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve i ka lënë përshtypje mjaft të mira.

Rikujtojmë se futbollisti ka qënë edhe në qëndër të mediave rozë pas lidhjes së tij me këngëtaren e njohur, Era Istrefi. Kanë qënë pikërisht ata të dy që e kanë konfirmuar lidhjen e tyre nëpërmjet postimeve të fotove të tyre në Instagram. Ndërkohë, Rrahmani po shijon pushimet e ndërprerjes së kampionatit ndërsa këngëtarja performoi në koncertin e natës së vitit të ri, të organizuar nga bashkia e Tiranës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE