E pazakontë, trajneri i Liverpool humb unazën e martesës në fushën e lojës…

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pazakontë, trajneri i Liverpool humb unazën e martesës në fushën e lojës…

Pas fitores së djeshme 4-2 ndaj Newcastle, Liverpool vazhdon të kryesojë tabelën e rënditjes në kampionatin elitar të futbollit anglez. Ajo çfarë bëri bujë në fundin e ndeshjes, ishte pikërisht ajo se çfarë i ndodhi trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Klopp shkoi për të përshëndetur tifozët dhe për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre. Por ai pati një aksident të vogël, të cilin fatmirësisht e rregulloi shpejt.

Klop pothuajse humbi unazën e martesës. Gjatë festës pas fitores së madhe, atij i ra unaza e martesës nga dora, të cilën Klop e kërkoi menjëherë në fushë me ndihmën e një stjuardi që ndodhej aty pranë. Situata u zgjidh në fund nga një kameraman që vuri re unazën para këmbëve të tij dhe Klop përshëndeti gruan e tij Ulla Sandrok, me të cilën është i martuar që nga viti 2005, me një puthje në unazë dhe për të cilën tha se luante një rol kyç në vazhdimin e kontratës së tij me Liverpulin. Lidhur me këtë incident, Klopp u shpreh në një intervistë:

E humba një herë në jetë dhe kisha nevojë për një zhytës profesionist, sepse e humba në det. Herë pas here, kur humbas një apo dy kilogramë, nuk më rri aq mire në gisht. Kamera, nuk e di cila. Ai (kamermani) më mërziti shumë këtë sezon, por tani ai e ka justifikuar veten, unaza ishte vërtet e rëndësishme për mua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE