Në gjendje të rëndë emocionale, Selvije reagon sërish dhe ka një mesazh për të dhënë: “Nuk do më shihni më…”

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në gjendje të rëndë emocionale, Selvije reagon sërish dhe ka një mesazh për të dhënë: “Nuk do më shihni më…”

Pak ditë më parë, Selvije Kasapi, gruaja e këngëtarit Shpat Kasapi, bëri një postim në rrjetet sociale ku tregoi për vështirësitë që ka hasur përgjatë vitit 2023.

Ndërsa sot, ajo ka reaguar sërish ku teksa falenderon të gjithë ndjekësit që e mbështetën në këtë rrëfim, jep edhe një këshillë për vitin 2024.

Postimi i plotë:

“Uroj qe ky vit te jete i mbushur me shendet e lumturi.Ju falenderoj nga zemra per cdo mesazh qe me keni derguar, Zoti ju shperbleft per cdo motivim, keshill e dashuri qe me mkeni dhuruar Nuk e dija sa shume femra me duan per kte qe jam dhe edhe pse nga rrjetet sociale kan arritur tma njohin shpirtin.

Nuk doja te beheshte kaq e madhe por sidoqofte ju falenderoj shumee te gjitheve dhe kerkoj falje qe nuk i arrij dot ti kthej mesazhet. Nderkohe e falenderoj Zotin qe me ka falur 1 dashuri si Roeli qe me rrin prane ne cdo moment dhe me fal ngrohtesi.

Dora e tij e vogel duke me prekur eshte sherim per mua. E lumtur qe jam duke rritur nje djale qe din cfare eshte meshira dhe dashuria.

Une do behem mire dhe keshilla qe do u jepja per vitin 2024 eshte hiqni njerzit toksik nga jeta juaj,sado te afert ti keni ato me besoni do shpetoni veten tuaj. Duajeni veten tuaj pasi askush nuk do ta bej per ju. Dhe nuk do me shihni me te katandisur. Naten e mire”, përfundon Selvije Kasapi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE