A do hyjë në BBV3? Meri Shehu thyen heshtjen dhe flet hapur

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do hyjë në BBV3? Meri Shehu thyen heshtjen dhe flet hapur

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të enjte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit për vitin 2024.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për të, ku është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Meri u shpreh se ‘për momentin nuk di gjë’, por do t’a mendonte nëse do të merrte një ftesë që të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: Po flisnim pak më herët për Big Brother dhe një ndër emrat që qarkullon, të paktën nga portalet, është edhe emri yt. Ka diçka të vërtetë?

Meri Shehu: Kush do t’a prezantojë?

Neada Muçaj: Po flasim për konkurrentët se emri u konfirmua

Meri Shehu: Është konfirmuar?

Blendi Salaj: Po

Meri Shehu: Ku di unë, ja mendojeni ju, nuk e di për momentin

Blendi Salaj: Por nëse do të bëhej një ftesë, do t’a mendoje?

Meri Shehu: Patjetër. Pse mos t’a mendoja?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49174 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE