Çfarë rekordesh thyen Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira në edicionin e parë të BB VIP?

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë rekordesh thyen Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira në edicionin e parë të BB VIP?

Publiku shqiptar po pret me padurim datën 13 janar pasi do të nisë transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”.

Prej disa kohësh po përflitet për personazhet e njohur të ekranit, të cilët mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E teksa të gjithë janë duke pritur që të njihen me banorët e rinj dhe të shohin ndryshimet në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, në këtë shkrim do të kujtojmë disa nga ngjarjet që kanë thyer rekord në edicionet e mëparshme.

E para ka të bëjë me Kutinë e Pandorës, ku dy banore të edicionit të parë refuzuan që t’a hapnin. Është fjala për Monika Lubonjën dhe Arjola Demirin.

Dy ish-banoret janë lojtaret e para në çdo seial të “Big Brother” në mbarë botën që refuzuan që të hapnin Kutinë e Pandorës.

Ndërkohë ish-banorja e edicionit të parë të reality show-t, Einxhel Shkira ka thyer rekord si lojtarja që ka marrë më shumë nominime në historinë e Big Brother. Ajo është nominuar plot 19 herë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE