Dara e motit të keq “mbërthen” vendin!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dara e motit të keq “mbërthen” vendin!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti nisi me kthjellime e alternime vranësirash, të cilat gradualisht vijnë në shtim e bëhen deri të dendura. Pas orëve të mesditës, pritet mot me vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territorit, si edhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët e kryesisht mesatar. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes,  në një pjesë të madhe të vendit, reshjet do të jenë me intensitet mesatar e të lartë në formën e rrebesheve, si dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike e breshër. Në periudha afatshkurtra, reshjet bëhen të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-12 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era bëhet tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 16-25 m/s. Intensiteti i erës bie në pjesën e dytë të ditës dhe arrin në shpejtësi 1-12 m/s. Valëzimi në dete është i lartë, i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/24
Re shi

Kukës
11/20
Diell re shi

Lezhë
13/20
Re shi

Dibër
8/18
Diell re shi

Durrës
16/24
Diell re shi

Tiranë
16/25
Diell re shi

Elbasan
15/23
Diell re shi

Berat
17/24
Diell re shi

Vlorë
16/23
Diell re shi

Korçë
9/18
Diell re shi

Gjirokastër
12/19
Diell re shi

Sarandë
14/22
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE