Protesta anti-sistem dhe “shuplaka” çallmave në Iran!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta anti-sistem dhe “shuplaka” çallmave në Iran!

Nuk kanë të ndalur protestat qytetare kundër regjimit iranian, protesta që morën shkas nga vdekja në shtator e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë pasi u ndalua nga Policia e Moralit për mosmbajtjen e hixhabit në mënyrën e duhur.

Por, tani protesta ka marrë një formë të re. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku shfaqen aktivistë që iu heqin çallmat personave që i mbajnë në rrugë. Ata iu afrohen në fshehtësi dhe i japin një goditje, duke ua rrëzuar çallmat në tokë.

🇮🇷 Continúan las protestas en Irán.

– Entre Jóvenes iranis se viraliza un nuevo gesto de protesta: quitar el turbante a los clérigos.

– El régimen tiene cada vez más problemas para contener el descontento social 👇pic.twitter.com/4cVckrmkY8

— David Hernández (@david_hm91) November 3, 2022

Sipas televizionit Iran International me seli në Londër e që transmeton në persisht, kjo po kthehet në formë proteste jo e dhunshme, në kuadër të manifestimeve antisistem që vazhdojnë prej më shumë se një muaji.

Bazuar në vlerësimet e organizatës joqeveritare “Iran Human Rights”, shtypja e dhunshme e protestave i ka marrë jetën të paktën 277 personave, mes tyre 40 të mitur e 24 gra. Në jo pak raste, forcat iraniane të sigurisë hapin zjarr për të shpërndarë turmat e tubuara. Ndërkohë, raportohet për më shumë se 14 mijë të arrestuar, mes tyre reperi Toomaj Salehi. Në pranga kanë rënë edhe shumë avokatë, gazetarë e artistë, që shprehën mbështetje për protestat në Iran.

Për Salehin, kjo nuk është e para herë që prangoset. Vitin e kaluar u arrestua për propagandë, pasi tekstet e këngëve të tij përmbajnë kritika për regjimin e ajatollahëve. Tashmë, ai mbahet i izoluar dhe nuk i lejohen telefonata e vizita nga të afërmit. Xhaxhai i muzikantit tha se u nxor nga shtëpia dhe nuk u ndalua në kufi, në përpjekje për t’u larguar nga Republika Islamike, siç pretendojnë autoritetet iraniane.

Ndërsa përleshjet e protestat janë kryefjalë, sa vjen e thellohet hendeku mes Iranit dhe Perëndimit që nuk kursen kritikat e ashpra ndaj Teheranit për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë shtypjes me forcë të manifestimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE