Protestat në Serbi/Opozita nuk ka opsione të mira!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat në Serbi/Opozita nuk ka opsione të mira!

Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të “kursejë” energjitë. Por për çfarë saktësisht? Ndaj pushtetit të Vuçiçit nuk ka ndonjë presion të madh. Partitë opozitare që kontestojnë rregullsinë e zgjedhjeve në Serbi kanë pezulluar protestat e përditshme dhe kanë paralajmëruar vetëm tubime të herëpashershme më të mëdha, pas Krishtlindjeve ortodokse.

Festat, si dhe pjesëmarrja relativisht e ulët në protesta, pavarësisht akuzave të rënda dhe grevave të urisë, e detyruan opozitën të tërhiqet dhe të përpiqet të ruajë energjinë e pakënaqësisë së qytetarëve. Mbeti e paqartë se si do të organizohen tubimet e reja, por drejtuesi i listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq, tha se:

Opozita do të ketë një përgjigje, nëse qeveria përpiqet të konstituojë parlamentin republikan dhe atë të Beogradit këtë muaj.

Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të Beogradit nëse për këtë ekziston shumica, ndërsa zgjedhjet republikane dhe ato krahinore konsiderohen si të rregullta dhe pa gabime. Ndër temat më të rëndësishme ka qenë në fushatë Kosova. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaron se:

Nuk do të ketë hetim ndërkombëtar kur bëhet fjalë për zgjedhjet dhe se nuk i intereson se çfarë thonë mediat e huaja dhe qeveritë e huaja për këtë dhe se ata farë Gonzalezat dhe mrekullitë e tjera mund t’ia varni maces nga bishti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE