Johnson bën thirrje për politika të ashpra të imigracionit gjatë vizitës në kufirin SHBA-Meksikë!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Johnson bën thirrje për politika të ashpra të imigracionit gjatë vizitës në kufirin SHBA-Meksikë!

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson udhëhoqi një delegacion prej rreth 60 ligjvënësish republikanë në një vizitë të mërkurën në kufirin SHBA-Meksikë, ku bëri thirrje për miratimin e politika të ashpra të imigracionit në këmbim të mbështetjes së kërkesës urgjente të Presidentit Joe Biden për më shumë ndihma për Ukrainën.

Ai shprehu dyshime serioze mbi mundësinë e mbështetjes së një kompromisi dypartiak. Udhëtimi në Eagle Pass të Teksasit, vjen ndërsa Senati është angazhuar në negociata delikate me shpresën për të arritur një marrëveshje. Me arritjen e numrit të kalimeve të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në 10,000 në disa ditë muajin e kaluar, qyteti kufitar Eagle Pass ka qenë në qendër të vëmendjes së guvernatorit republikan Greg Abbott, i cili me nsimën e tij gati 10 miliardë dollarëshe ka testuar autoritetin e qeverisë federale mbi çështjen e imigracionit, duke e ngritur atë në një luftë politike.

Një marrëveshje në bisedimet e gjata në Uashington mund të zhbllokojë mbështetjen e senatorëve republikanë për paketën prej 110 miliardë dollarësh të Presidentit Biden për Ukrainën, Izraelin dhe përparësitë e tjera të sigurisë së Shteteve të Bashkuara. Në takimet mes tyre, senatorët Kyrsten Sinema, James Lankford dhe Chris Murphy po përpiqen të bëjnë përparim përpara se Kongresi të kthehet në Uashington javën e ardhshme.

Por zoti Johnson i tha agjencisë së lajmeve Associated Press gjatë vizitës në kufi se ai po i përmbahej me vendosmëri politikave të një projektligji të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në maj pa asnjë votë të vetme demokrate. Projektligji parashikon ndërtimin e më shumë mureve kufitare dhe kufizime të reja për azilkërkuesit. Demokratët e quajtën legjislacionin “mizor” dhe “anti-imigrantëve” dhe Presidenti Biden u zotua se do ta përdorte veton kundër projektligjit republikan.

Nëse Presidenti Biden dëshiron një projektligj tjetër të përqëndruar në sigurinë kombëtare, ai duhet të fillojë me mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Amerikës. Ne duam që së pari të mbyllim kufirin dhe të sigurohemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE