As Mbappe, as Haaland! Ja kush është futbollisti më i vlefshëm në botë sot për sot…

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
As Mbappe, as Haaland! Ja kush është futbollisti më i vlefshëm në botë sot për sot…

CIES, Observatori Ndërkombëtar i Futbollit, ka hartuar listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë. Në krye të listës spikat emri i Jude Bellingham, i cili sipas analizave të propozuara vlen 267.5 milionë euro. Një rritje e pabesueshme për talentin anglez që duhet thënë se ka pasur një formë fantastike që prej transferimit të tij tek Real Madrid.Disa milionë më pak kushtojnë Erling Haland i Mançester Sitit dhe ylli i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, të cilët mbyllin podiumin. Megjithatë, Real Madridi “sundon” renditjen, duke qenë se gjigandët e La Liga kanë tre lojtarë nga pesë në total që kalojnë shifrën 200 milionëshe.

Pozicioni i Kilian Mbappes është tejet befasues në këtë listë, ndonëse duhet kujtuar se kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye ai është  i 27-ti, me 106.2 milionë euro vlerë. Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë ylli francez theu heshtjen rreth zërave të merkatos për një transferim të tij tek Real Madrid. Mbappe i tha shtypit francez se ‘të gjitha palët janë të mbrojtura’ pavarësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, ndërsa pranoi gjithashtu se vendimi i tij nuk ishte marrë ende. Në anën tjetër, Real Madridi thuhet se i ka dhënë Mbappes një afat deri në mes të janarit deri në të cilin ai duhet t’i përgjigjet atyre. Asnjë lojtar i Serisë A nuk është në 20 vendet e para, çka tregon rënien e futbollit italian.

 

Rënditja e dhjetë vendeve të para:

 

Jude Bellingham (Real Madrid) 267,5  milionë euro

 

Erling Haaland (Man City) 251,2

 

Vinicius Junior (Real Madrid) 250,3

 

Rodrygo Goes (Real Madrid) 247,9

 

Bukayo Saka (Arsenal) 223

 

Phil Foden (Man City) 195,8

 

Gavi (Barcellona) 175,4

 

Julian Alvarez (Man City) 164,7

 

Jamal Musiala (Bayern) 152,4

 

Martin Odegaard (Arsenal) 150,6

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE