Portofoli i humbur në kinema gjendet pas 65 vitesh!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Portofoli i humbur në kinema gjendet pas 65 vitesh!

Punëtorët që rimodelonin një kinema në Atlanta gjetën një portofol që ishte humbur nga një klient 65 vjet më parë. Pronari i kinemasë Chris Escobar bëri disa kërkime në internet dhe zbuloi se pronarja e portofolit, Floy Culbreth, vdiq në moshën 87-vjeçare në vitin 2005. Por ai ishte në gjendje të kontaktonte vajzën e saj, Thea Culbreth Chamberlain, 71-vjeç.

“Unë as nuk di si të them se sa i mahnitur isha,”-tha Chamberlain në momentin e parë që mbajti portofolin e humbur prej kohësh të nënës së saj. Chamberlain ishte vetëm 6-vjeçe kur nëna e saj humbi portofolin në vitin 1958. Portofoli kishte brenda foto të vjetra familjare, një kartë bibliotekë dhe bileta lotarie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE