Do ta moderojë “Fan Club”? Përgjigjet Enxhi Nasufi

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do ta moderojë “Fan Club”? Përgjigjet Enxhi Nasufi

Emra të shumtë janë lakuar së fundmi në media për moderimin e “Big Brother VIP Fan Club”, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të tretë.

Emri i fitueses së “Dancing With the Stars”, Enxhi Nasufit, është përfolur mes emrave të tjerë si Megi Pojani (që prezantoi edicionin e kaluar), Efi Dhedhes apo Ronaldo Sharka.

Sot në “Wake UP”, Enxhi s’ka mundur t’i shpëtojë pyetjes për moderimin e formatit, duke dhënë edhe përgjigjen e saj të sinqertë.

“Nuk di gjë nëna juaj. Ua dhashë përgjigjen”-tha ajo.

Por, a do të pranonte ta moderonte?

“Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”- u shpreh Enxhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE