Rama mbledh qeverinë, javën e ardhshme të gjithë ministrat në “skaner”

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama mbledh qeverinë, javën e ardhshme të gjithë ministrat në “skaner”

Vitin e ri 2024 kryeministri Edi Rama pritet që ta nisë me një mbledhje të kabinetit qeveritar. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 9 janar, ndërsa pritet që të bëhet një bilanc për vitin që lamë pas si dhe të vendosen objektivat për 2024. Tashmë është bërë traditë që Rama e nis vitin me një mbledhje me kabinetin, prandaj takimi pritet të jetë i formatit “retreat”. Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua viti më i mirë për Shqipërinë nga kreu i qeverisë. Në konferencën e fundit të vitit 2023 Rama bëri një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE