Rrjeti konfuz me emrat, por Arbana e paska thënë me gojën e saj që nuk do të jetë më në Big Brother

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjeti konfuz me emrat, por Arbana e paska thënë me gojën e saj që nuk do të jetë më në Big Brother

Tani është e sigurt që “Big Brother Vip” nuk do të moderohet nga Arbana Osmani. Prej muajsh qarkullojnë lajmet se moderatoja është tërhequr nga prezantimi i “BBV3”.

Në fakt Arbana e ka thënë në një “Ask a question”, që “Big Brother” për të ka mbaruar më 6 maj, kur edhe përfundoi edicioni i tij i dytë VIP.

Më tej në një “live” me Luizin tha se mund të jetë ai që mund ta prezantojë, teksa në asnjë rast nuk ka pohuar se do të jetë ajo vetë prezantuese e edicionit të tretë të “BBV”.

Arbana ka aluduar për një rikthim në ekran, por është e sigurt që formula me të cilën do të rikthehet, nuk është “Big Brother VIP”.

Disa ditë më parë, faqja zyrtare e “Top Channel”, por edhe Sara Hoxha në një intervistë në “Më lër të flas”, konfirmuan se moderator i këtij programi do të jetë Ledion Liço.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE