Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni! Qindra persona ende të zhdukur nën rrënoja, shpresa për të mbijetuarit zbehet!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni! Qindra persona ende të zhdukur nën rrënoja, shpresa për të mbijetuarit zbehet!

Në motin e keq dhe rrugët e dëmtuara, ekipet e shpëtimit në Japoni kërkuan të premten edhe 222 persona që janë ende të zhdukur, katër ditë pasi një tërmet shkatërrues e goditi vendin. Numri i të vdekurve është afër 100.

Dy gra të moshuara u nxorën nga rrënojat të enjten por shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë pas tërmetit 7.5 ballësh, që ndodhi në ditën e Vitit të Ri, po shuheshin me shiun, borën dhe uljen e temperaturave që parashikohen në ditët në vijim.

Mijëra shpëtimtarë nga e gjithë Japonia po luftojnë me pasojat e goditjeve dhe rrugët e mbushura me gropa të hapura, e të bllokuara nga rrëshqitjet e shpeshta të dheut në rajonin qendror Ishikaua, për të arritur qindra njerëz në vendet bllokuara.

Të enjten pasdite, 72 orë pas tërmetit, dy gratë e moshuara u nxorën mrekullisht të gjalla nga rrënojat e shtëpive të tyre në Uajima, njëra prej tyre falë një qeni nuhatës. Qyteti port i Uajimas në Gadishullin Noto ishte një prej vendeve më të goditura. Hiroyuki Hamatani, 53 vjeç, mes makinave të djegura dhe ndërtesave të shkatërruara, tha:

Unë isha duke pushuar ditën e Vitit të Ri kur ndodhi tërmeti. Të afërmit e mi ishin të gjithë atje dhe ne po argëtoheshim. Shtëpia në vetvete është në këmbë, por është larg të qenit të banueshme tani…Unë nuk mund të mendoj tani për të ardhmen.

Autoritetet thanë të premten pasdite se 222 persona janë ende të pagjetur, nga një numër i mëparshëm prej 242, duke përfshirë 121 njerëz në Uajima dhe 82 në Suzu. Numri i të vdekurve u rrit nga 92 në 94, me 464 persona të plagosur. Një prej personave të vdekur është edhe një djalë i shkollës së mesme që ishte për vizitë te familja e tij, thanë raportet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48759 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE