Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shërbimet sekrete të Serbisë planifikojnë sulme terroriste ndaj serbëve në Kosovë!

Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga shërbimi sekret serb, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi dhe Kosovës. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se burime ndërkombëtare të sigurisë, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo për të realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës.

Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtyre inskenimeve të shërbimeve sekrete serbe, është adresimi i kërkesave të Aleksandar Vuçiç, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje, protestat, kërkesat për hetim ndërkombëtar, si dhe presonin ndërkombëtar në rritje në lidhje me veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Më qëllim të përhapjes së frikës ndaj opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, shërbimi sekret serb, më 4 janar të këtij viti arrestoi dhe rrahu brutalisht politikanin serb Nikola Sanduloviç. Institucionet e Kosovës, në shenjë të vullnetit të mirë, kanë lejuar vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), për Krishtlindjet. Shqiptarët në Kosovë historikisht kanë treguar tolerancë të gjerë ndërfetare, duke festuar së bashku festat fetare dhe uruar komunitetet tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE