Marina indiane ndalon transportuesen në detin Arabik pas tentativës së pengmarrjes!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marina indiane ndalon transportuesen në detin Arabik pas tentativës së pengmarrjes!

Në pamje të publikuara nga marina e Indisë shihej sot transportuesja MV Lila Norfolk, me flamur të Liberisë që u interceptua nga zyrtarët pasi dha një alarm sigurie. Marina indiane tha se:

Kemi shpëtuar 21 anëtarët e ekuipazhit të saj pas një sulmi në rajonin komercial detar. Prej muajit të kaluar krmi dislokuar në zonë disa luftanije për të ruajtur  “një prezencë detare” pas një serie sulmesh, duke përfshirë dhe një goditje me dron për të cilën ushtria e SHBA fajësonte Iranin.

Zhvillimi vjen teksa shumë vende nuk po marrin më korridorin komercial detar të Detit të Kuq, pas sulmeve nga rebelët Huthi në Jemen që kanë sulmuar disa anije të lidhura me Izraelin, në solidaritet me palestinezët në Gaza.

Në deklaratën e marinës thuhej se 21 anëtarët e ekuipazhit të MV Lila Norfolk ishin evakuar nga dhoma e blinduar që përdoret në anijet komerciale në raste sulmesh pirate.

Në bordin e anijes ishin ngjitur pesë ose gjashtë persona të armatosur, që më pas kishin hequr dorë nga sulmi pas paralajmërimeve të marinës së Indisë.

Marina nuk jepte vendndodhjen e saktë të incidentit, por monitoruesit e trafikut detar përcaktonin se gjashtë ditë më herët ajo ishte në Kepin e Afrikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49631 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE