Volkswagen T-Cross vjen me një pamje krejtësisht të re!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen T-Cross vjen me një pamje krejtësisht të re!

Volkswagen T-Cross ka fituar jashtëzakonisht popullaritet të madh që nga debutimi i tij në vitin 2019 dhe deri më tani ka 1,2 milion makina të shitura. Së fundmi VW po vjen me një version të përditësuar të T-Cross, i cili duket se ka ardhur në kohë mjaft të mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe. Versioni i ri, ofrohet me tri modele të sistemit të fuqisë, të gjitha me benzinë dhe me një transmision automatik me gjashtë dhe shtatë shpejtësi. Dizajni i tij merr jetë nga dritat e pasme dhe ato LED.

Gjithashtu, përmban edhe sensorë që kryejnë funksione të ndryshme, si për nisjen dhe drejtimin e makinës, por edhe parkimin e saj. Ky model i ri vjen me përditësime në brendësinë e tij, dhe me tre ngjyra, Grape Yellow, Clear Blue Metallic, dhe Kings Red Metallic.

Rikujtojmë, se kreu i dizajnit të brendit Volkswagen, Andreas Mindt, ka konfirmuar zyrtarisht se një model i ri Golf GTI, tërësisht elektrik, do të dalë në treg në vitin 2026. Në një postim në Instagram, Mindt shfaqi historikun e GTI, duke filluar me atë të vitit 1975.

“Në vitin 2026, ne do të prezantojmë versionin elektrik të këtij modeli ikonik”,-shkroi Mindt. Krahas postimit, ai ndau edhe një skicë, duke krahasuar GTI-në origjinale me ID-në e ardhshme elektrike. Ndërsa VW ka konfirmuar synimin e saj për të prodhuar modelin elektrik të Golf GTI muaj më parë, tani e kanë zyrtarizuar daljen e tij në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE