“E kam lindur vetë…”/Pronarja nuk pranon të shesë qenin e saj, refuzon 200 mijë euro!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E kam lindur vetë…”/Pronarja nuk pranon të shesë qenin e saj, refuzon 200 mijë euro!

Alexis Elliot ka nxitur debat në rrjete sociale, pasi ka refuzuar ofertën e 200 mijë dollarëve për shitjen e qenit të saj. Videoja ku influencerja shpjegon ofertën që ka marrë, ka mbledhur miliona shikime. “Dikush na ofroi 200 mijë dollarë për qenin tonë dhe unë i thashë burrit tim absolutisht jo, sepse unë e linda atë”, tha Alexis, duke e cilësuar qenin si foshnjën e saj.

@itsalexiselliott

I woild never sell her!! #fyp #doberman #puppy #dobermanpinscher #forsale

♬ original sound – Alexis Elliott

E ndërsa disa ndjekës ishin dakord me të, duke e theksuar lidhjen e veçantë mes pronarit dhe kafshës shtëpiake, kishte edhe nga ata që talleshin me qëndrimin e saj. Alexis shpjegoi se edhe pse ishin shumë para në mes, nuk mund t’ua shiste qenin të huajve. Ndërkaq, ekspertët kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të lidhur me ta dhe janë të gatshëm të paguajnë kosto më të larta mjekësore.

Hulumtimi përfshiu 2,117 njerëz që kanë qen, mace ose të dyja së bashku. Pjesëmarrësve të hulumtimit iu kërkua t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me kujdesin për kafshët shtëpiake dhe lidhjen e tyre me to. Të jesh kundjestar i një qeni është bërë shumë fitimprurëse. Mesatarisht, një shëtitje gjysmë ore në Manhattan që i kushtonte një pronari qeni 14 dollarë, tani është deri në 35 dollarë. Në New York do të paguhesh 100,000 dollarë në vit për të shëtitur qentë e të tjerëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE