Këngëtari i njohur Michael Bolton diagnostikohet me tumor në tru, i nënshtrohet një operacioni urgjent!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur Michael Bolton diagnostikohet me tumor në tru, i nënshtrohet një operacioni urgjent!

Këngëtari Michael Bolton i është nënshtruar një operacioni pasi u diagnostikua me një tumor në tru, pak para festave. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, teksa ka njoftuar se do t’i duhet të bëjë një shkëputje nga turneu i tij derisa të rikuperohet. Këngëtari 70-vjeçar ka shkruar në Faceook këto fjalë:

Pak para festave, u zbulua se kisha një tumor në tru, i cili kërkonte një operacion të menjëhershëm. Falë ekipit tim të jashtëzakonshëm mjekësor, operacioni rezultoi me sukses. Tani po shërohem në shtëpi dhe i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e jashtëzakonshme e familjes sime.

Fituesi i Grammy gjithashtu u tha fansave se do të marrë një pauzë të përkohshme nga turneu.

Për dy muajt e ardhshëm, do t’i kushtoj kohën dhe energjinë time shërimit tim, që do të thotë se do të më duhet të bëj një pushim të përkohshëm nga turneu. Është gjithmonë gjëja më e vështirë për mua të zhgënjej fansat e mi ose të shtyj një shfaqje, por padyshim se po punoj shumë për të përshpejtuar rikuperimin dhe për t’u rikthyer së shpejti në performancë. Dijeni se po i mbaj mesazhet tuaja në zemrën time dhe do të të jap më shumë përditësime sa më shpejt që të mundem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE