Nuk është thirrur nga trajneri Sylvinho, Rei Manaj shënon dhe i dërgon mesazh trajnerit kuq e zi…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është thirrur nga trajneri Sylvinho, Rei Manaj shënon dhe i dërgon mesazh trajnerit kuq e zi…

Rei Manaj pas një periudhe me probleme dëmtimesh dhe aktivizime të pakta rikthehet të shënojë përsëri. Sulmuesi ishte protagonisti kryesor i fitores 1-3 që Sivaspori arriti në transfertë përballë Kajserisporit. Në minutën e 90’, sulmuesi shqiptar ktheu në gol një penallti dhe 8 minuta më vonë, finalizoi një kundërsulm të nisur vetë nga ai. Ai vlerësua pas ndeshjes me notën 9.1 sipas aplikacionit të Sofascore. Me këtë paraqitje ndoshta i ka dërguar dhe një mesazh trajnerit kuq e zi, Sylvinho. Manaj që ishte një lojtar kyç në zgjedhjet e ish trajnerit Edoardo Reja, nuk është thirrur për momentin asnjëherë nga trajneri Sylvinho.

Kjo mund të quhet një javë pozitive për futbollistët tanë pasi dhe Armando Broja arriti të gjejë rrugën e rrjetës pas kritikave të shumta ndaj formës që ai po kalonte në ekipin e tij. Ndeshja ndaj ekipit të Prestonit, ishte menduar si nata e sulmuesit të Kombëtares dhe pjesa e dytë rezultojë e tillë për 22-vjeçarin shqiptar, që në minutën e 58-të kaloi londinezët në avantazh, si dhe i hapi rrugën fitores me “pokër” dhe kualifikimit të Çelsit në Kupën FA ndaj Prestonit. Një minutë pas golit Broja pati një tjetër mundësi, por trau i portës i mohoi golin

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE