Parashikimi i motit, e hënë, 8 janar 2024!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e hënë, 8 janar 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë veriperëndimore.

Moti nis me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave, në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Më pas duke filluar pas orëve të mesditës ka mot me vranësira mesatare deri të dendura dhe interval kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu e dëbore, kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era arrin shpejtësinë 8-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/10
Re shi diell

Kukës
-1/7
Re shi/borë diell

Lezhë
3/9
Re shi diell

Dibër
-1/6
Re shi/borë diell

Durrës
5/17
Re shi diell

Tiranë
6/18
Re shi diell

Elbasan
4/16
Re shi diell

Berat
5/18
Re shi diell

Vlorë
6/11
Re shi diell

Korçë
-1/7
Re shi/borë diell

Gjirokastër
1/8
Re shi diell

Sarandë
5/11
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE