Skena e krevatit në “Vdekja e kalit”, Rajmonda Bulku: “E vështirë për kohën, një film i rëndë por…”

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skena e krevatit në “Vdekja e kalit”, Rajmonda Bulku: “E vështirë për kohën, një film i rëndë por…”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku. Ajo na tregoi më shumë mbi sakrificat që ka bërë në të kaluarën për të hyrë në një personazh specifik filmi. Lidhur me filmin e vitit 1992, “Vdekja e kalit”, Rajmonda u shpreh:

Ishte filmi i parë antikomunist, ishte filmi i parë që Saimir Kumbaro donte të shkonte edhe më tej. Thuhej rëndomë në skenar ‘një skenë krevati’. Ashtu dukej kur e lexon përciptas. Me leximin e parë i thashë që nuk e bëj. Pasi kishte shkuar sa në Maqedoni, sa në Kosovë për të gjetur aktore, vjen në teatër dhe më thotë do ta bëjmë bashkë, do biem dakord për të gjitha gjërat. Nuk ndodhi ashtu. Ishte një skenë e vështirë për kohën. Ne nuk e kishim bërë në shkollë. Plus dhe kompleksit tonë.

Por si e pranoi ajo atë rol?

Ndodhi që pothuajse po vinte fundi i xhirimeve. Ato skenat ishin fundi i xhirimeve. Ndryshe është kur i xhiron, sepse ke bërë një përjetim artistik. Nëse nuk dilte që në atë filmi ishte një çift i ri që e donin shumë njëri-tjetrit, nuk mund të dilte dhe humbja e madhe që këtij çifti i bëhet. Nëse nuk do e kishim parë këtë çift në ato momente intimitetit, do të ishte e zbehtë kjo tragjedi që u ndodhi, që shkatërrohej kjo familje e re, një shtatzëni e prerë egërsisht në gjusmë të kësaj dashurie të fortë që ishte midis tyre. Ishim të bindur dhe unë dhe Timo, por nuk ishim shumë të qetë. Ndonjëherë mund të thonim dhe ‘nuk dimë ta bëjmë’, nga nervozizmi.

Cili ishte impakti i këtij filmi nga publiku?

Nuk u morën shumë me këtë skenë, sepse filmi kishte të bënte me një ngjarje shumë të rëndë. Ishte një skenar i shkruajtur shumë bukur. Ishte kontrasti, mes një çifti që duan të jenë të lumtur dhe që nuk të lë shoqëria dhe diktatura.

Skena e abortit ka qenë mjaft e fortë dhe dukej shumë reale. Mbi këtë aspekt, aktorja sqaroi:

Për fatin e keq ato mënyra ishin prezente sepse aborti ishte i ndaluar. Gratë dhe vajzat ishin të detyruara të shkonin në ato mënyra primitive, ku herë herë gjenin vdekjen, apo mbeteshin pa fëmijë. Doja t’i bëja sepse doja t’i tregoja këto rrethana. Është një film i realizuar shumë bukur, i rëndë, por shumë realist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE