Rozeta Dobi: Aldën e vodha se e urreja/Të gjitha paratë që m’u kapën i mora në shtëpinë e saj!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rozeta Dobi: Aldën e vodha se e urreja/Të gjitha paratë që m’u kapën i mora në shtëpinë e saj!

Para grupit hetimor, Rozeta Dobi tregoi se urrejtja ishte shkaku që e shtyu të grabiste banesën ku ishte e punësuar nga Alda Klosi, e cila ka qenë drejtoreshë e koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

Në dosjen e plotë hetimore të siguruar nga Top Channel, zbulohet se më 15 dhjetor Rozeta shkoi në shtëpinë e Aldës për të bërë një kontroll, kur në dhomën e gjumit vuri re një kasafortë në ngjyrë gri.

Pasi e hapi, konstatoi se aty brenda kishte shuma monetare të prerjeve 500 e 200 euro dhe 100 dollarë. Kur i pa, tha se i mori paratë, nga urrejtja që kishte krijuar ndaj Aldës dhe më pas u largua me automjetin e djalit të saj.

Po ashtu hetimet do të marrin kthesë tjetër pas deklaratës së pastrueses se të gjitha paratë e gjetura në banesën e saj, janë grabitur nga banesa e Aldës. Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi i shumës së parave të grabitura në shtëpinë e saj.

Në dosje thuhet:

U bë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek “Rruga e Kosovarëve” e aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE