Elvis Pupa eliminohet nga “Dancing With The Stars”! Zbuloni çiftet e tjera të këtij spektakli!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh për herë të parë në “DWTS”! Njëri prej çifteve do të qëndrojë me partnerin e zgjedhur nga Ilir Shaqiri!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Elvis Pupa ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars” pas shtatë javësh në garë. Konkurrenti nuk arriti të marrë votat e jurisë, pasi mbeti në fazën e fundit të garës me Eni Shehun. Duke qenë më pak i votuari për sonte, për shkak të performancës së dobët sinpasojë e problemeve shëndetësore (virozat e stinës), konkurrenti u eliminua.

Nga ana tjetër mbrëmja nuk mbaroi me aq, pasi në momentin e përfundimit të të gjitha performancave, juria vendosi që të lërë një nga çiftet e krijuara javën e kaluar nën krahët e njëri-tjetrit edhe më tej. Irgen Çela dhe Jora janë dyshja më e re në garën e “DWTS”. Ata do ta vijojnë tashmë rrugëtimin bashkë. Ky vendim erdhi pasi performanca e tyre, pasodoble, u pëlqye shumë nga anëtarët e jurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE