Legjenda e futbollit Thierry Henry: “Kam vuajtur depresionin, qaja çdo moment…”

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Legjenda e futbollit Thierry Henry: “Kam vuajtur depresionin, qaja çdo moment…”

Ish-futbollisti Thierry Henry me klasin dhe teknikën e tij, konsiderohet padyshim si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit teksa fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998. Tashmë ai është në rolin e analistit në studiot qe komentohen ndeshjet dhe kampionatet kryesore të futbollit. Ish sulmuesi zbuloi së fundmi në një podcast se ka vuajtur depresionin në kohën kur ishte futbollist dhe se gjithashtu periudha e izolimit nga COVID e bëri shumë të ndjeshëm aq sa nuk i mbante lotët. Henry u shpreh duke thënë:

“Gjatë karrierës sime kam qenë në depresion, por nuk e kam kuptuar. Nuk kam bërë asgjë për ta kaluar atë gjendje, thjesht jam përshtatur. Kam gënjyer për një kohë të gjatë pasi e dija se shoqëria nuk ishte gati për të dëgjuar atë që unë kisha për të thënë. Periudha e COVID-it më bëri shumë të ndjeshëm. Isha i izoluar dhe për një vit nuk munda të takoja fëmijët e mi. Qaja thuajse çdo ditë pa pasur një arsye konkrete, besoj se ishin lot që ishin mbledhur prej shumë kohësh. Kisha nevojë të çlirohesha dhe kuptova se ishte ai Henri i vjetër që po qante. Po qaja për çdo moment të kaluar ku isha munduar të tregohesha i fortë.” 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE