Bashkimi Europian kundër Superligës: Do të mbështetim modelin e sportit gjithëpërfshirës!!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Bashkimi Europian kundër Superligës: Do të mbështetim modelin e sportit gjithëpërfshirës!!

Edhe Bashkimi Europian është kundër Superligës Europiane. Të paktën këtë lë të kuptohet në deklaratën e tij të fundit zv. presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Margaritis Schinas, i cili rreshtohet përkrah UEFA-s.

“Impenjimi ynë në drejtim të modelit sportiv europian, është i palëkundur dhe i pakushtëzuar. Natyrisht që ka një element komercial në sport dhe në futboll, por modeli sportiv europian u përket të gjithëve.

Do të vazhdoj të mbroj këtë ide të një modeli sportiv europian gjithëpërfshirës. Dhe jam shumë i kënaqur nga fakti që nuk jam i vetmi. Shtetet tona anëtare, Parlamenti Europian, tifozët, të gjithë ndajnë këtë mënyrë për të parë sportin dhe futbollin në Europë“.

Ishte kjo përgjigja e zv. presidentit të Komisionit të Bashkimit Europian, i pyetur në lidhje me Superligën. Me Schinas që nuk harroi të saktësonte: “Sigurisht që nuk do të komentoj vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Superligën“.

Kujtojmë se projekti mori jetë pak vite më parë nga 12 klube, të cilat më pas u tërhoqën një pas një pas kërcënimeve që u bëri UEFA me pezullim dhe përjashtim nga ombrella e saj, lojtarëve dhe klubeve.

“UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja dhe veçanërisht se ato janë konform të gjitha ligjeve dhe rregullave përkatëse evropiane”, – thotë ndër të tjera deklarata e saj. Madje, pak orë më vonë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka ironizuar me klubet rreth krijimit të Superligës Evropiane.

“Ne nuk do të tentojmë ta ndalim atë, – ka thënë ai. – Ata mund të krijojnë çfarë të duan. Shpresoj që ta nisin sa më shpejtë ligën e tyre të madhe… me dy klube! Futbolli nuk është në shitje.” Pas UEFA-s, edhe FIFA e ka shprehur qëndrimin e saj për projektin e Superligës Evropiane, duke konfirmuar se do t’i bëjë betejë kësaj lige “ilegale”. “Në linjë me Statutin e saj, FIFA beson fort në specifikën e sportit, duke e përfshirë strukturën piramidale, mbi të cilën bazohet merita sportive dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe të solidaritetit financiar”, – thekson organizmi që qeveris futbollin botëror.

Në orët që vijuan, klube të njohura evropiane, si Atletiko e Madridit, Mançester Junajtid, Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit, Paris SG, Sevilja, Monako, Interi, por edhe organizma si Premier Liga Angleze, por shumë Federata të futbollit të vendeve evropiane, përfshi edhe Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Kosovës, nisën të shprehen kundër krijimit të kësaj lige, e cila ka vijuar që sot të projektojë një format të mundshëm të saj, teksa një nga nismëtarët, presidenti i Realit të Madridit, Florentino  Perez ka deklaruar se, “nga sot klubet do të marrin frymë lirshëm dhe do të vendosin vetë për fatin e tyre”. Mbetet për t’u parë në javët dhe muajt në vijim se çfarë do të ndodhë me Superligën Evropiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE