Broja me shokët e tij kontestohen nga tifozët e Çelsit në fundin e ndeshjes…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Vetëm pak kohë më parë, tekniku i Çelsit, në konferencën për shtyp, theksoi se Broja ishte alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht. Madje sulmuesi arriti të shënonte një gol mjaft të bukur me kokë javën e kaluar ndaj ekipit të Prestonit. Pavarësisht kësaj, sulmuesi kuq e zi nuk e nisi ndeshjen e Kupës së Ligës si titullar ditën e djeshme.

Fundi i ndeshjes mes Midëllsbrou dhe Çelsit në Kupën e Ligës ka shënuar një incident aspak të këndshëm për Armando Brojën dhe shokët e tij. Tifozët e klubit londinez, të inatosur për humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, kontestuan futbollistët e tyre. Broja ishte ndër të paktët lojtarë të Çelsit që u kthye nga këndi ku ishin tifozët udhëtues për t’i duartrokitur si falënderim për mbështetjen. Por ai u përball më vërshëllimat dhe kontestimin e mbështetësve të skuadrës të cilët kërkonin më shumë nga kjo sfidë. Sulmuesi vrapoi poshtë tribunës, duke parë se Tiago Silva nisi të shkëmbente disa batuta aspak miqësore me tifozët që po e kontestonin. Por situata u zgjidh shpejt dhe futbollisti shqiptar gjithashtu u largua drejt dhomave të zhveshjes, ashtu si shokët e skuadrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE