Gerard Pique i kthehet futbollit, tashmë si trajner!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gerard Pique i kthehet futbollit, tashmë si trajner!

Gerard Pique pas tërheqjes nga futbolli ka qënë ende në qëndër të vëmendjes pas ndarjes nga ylli i muzikës botërore, Shakira. Ish mbrojtësi dhe ish bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, ka vendosur që të kthehet përsëri në futbollin e luajtur me një rol më aktiv se ai i presidentit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili është pronari i klubit të FC Andorra, por edhe i kompeticionit të futbollit të sallës me rregulla të veçanta, “Kings League”, ka vendosur që të nisë një etapë të re si trajner. Nëpëmjet një postumi në rrjetet sociale, Pike ka zbuluar se ka marrë tashmë vendimin për të ndërmarrë këtë karrierë të re, duke shpresuar që të kthehet në një protagonist përsëri në futbollin e rëndësishëm, kur mbushen 432 ditë nga momenti kur vari këpucët në gozhdë. Pique shkruajti në njoftimin e tij:

Është një vit i ri dhe pasi e kam menduar thellësisht, kam vendosur që të kthehem në futboll. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar. Do të jetë si trajner. Do të zbuloj më shumë detaje në fundjavë.

Es un nuevo año y después de pensarlo detenidamente he decidido volver al fútbol. Lo echo mucho de menos. Esta vez no será como jugador. Será como entrenador. Compartiré más detalles al final de la semana.

— Gerard Piqué (@3gerardpique) January 9, 2024

Nga ana tjetër pak kohë më parë u lajmërua se ish gruaja është duke përgatitur një dokumentar ‘bombë’, i cili do të fokusohet në ndryshimet dramatike të jetës së saj të shkaktuara nga ndarja me Gerard Piquen. Mbetet për t´u parë se çfarë do të sjellë ky dokumentar për publikun dhe fansat e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE