Barishtja që ka rezultuar e shkëlqyer në parandalimin e gripit!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barishtja që ka rezultuar e shkëlqyer në parandalimin e gripit!

Xhinsengu është ndër përbërësit kryesorë të regjimit korean të kujdesit për lëkurën. Është kryesisht një suplement bimor që konsumohet gjerësisht në mjekësinë tradicionale aziatike. Ju mund të përdorni xhinsengun për çështjet e kujdesit të lëkurës pasi kjo barishte është e njohur për rritjen e qarkullimit të gjakut dhe forcimin e sistemit imunitar të trupit.

Shpesh përdoret në vakte, pije, çajra dhe ilaçe të tjera bimore. Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit. Konsumimi i përditshëm i xhinsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”.

Në këtë studim, hulumtuesit nga Georgia e kanë studiuar efektin e ekstraktit të xhinsengut të kuq në qelizat e mushkërive të infektuara me grip. Rezultatet e studimit treguan se ekstrakti i ginsengut të kuq mbron nga infeksionet bakteriale dhe virale, si gripi dhe RSV. Ekzistojnë disa lloje të kësaj barishte ushqyese, por ekspertët thonë se më i efektshmi është xhinsengu i kuq korean, sepse ai përmban substanca aktive të cilat e përshpejtojnë reagimin e trupit ndaj stresit, sëmundjes dhe lodhjes.

Këto substanca kanë efekt antiinflamator, antioksidues dhe antikancerogjen. Studimet e mëparshme kanë treguar se të gjitha llojet e xhinsengut mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe zvogëlimin e nivelit të radikaleve të lira në trup, si dhe parandalimin e shfaqjes së inflamacionit kronik në trup i cili është faktor kryesor rreziku për një varg të sëmundjeve, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit kardiovaskular.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE