Përkeqësim i marrëdhënieve mes dy Koreve/Kim: Koreja e Jugut, shteti më armiqësor!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përkeqësim i marrëdhënieve mes dy Koreve/Kim: Koreja e Jugut, shteti më armiqësor!

Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë se ka ardhur koha për ta përcaktuar Korenë e Jugut si shtetin “më armiqësor” ndaj vendit të tij. Kështu njoftoi sot KCNA-ja, agjencia shtetërore e lajmeve të Phenianit.

Po ashtu, Kim e akuzon Seulin zyrtar për nxitje të konfrontimit dhe garës së armatimeve, ndërsa bëri thirrje për të shtuar aftësitë ushtarake të vendit të tij për vetëmbrojtje dhe parandalimin e luftës bërthamore, po sipas njoftimit të medias shtetërore e Koresë së Veriut.

Lideri i Koresë së Veriut i bëri komentet gjatë një vizite në fabrikat e armëve në fillim të javës, siç njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA. Ndërkaq, përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy Koreve e cilësoi si një “fazë të re ndryshimi” dhe “realitet i pashmangshëm”.

Në asnjë mënyrë, ne nuk do të veprojmë në mënyrë të njëashme për të sjellë një ngjarje të madhe me fuqi dërrmuese në Gadishullin Korean, por nuk kemi asnjë synim që të shmangim një luftë.

Në fjalimin drejtuar partisë gjatë takimit të fundvitit muajin e kaluar, udhëheqësi Kim tha se ribashkimi paqësor është i pamundur, duke shtuar se qeveria do të bënte ndryshime vendimtare të politikave lidhur me Korenë e Jugut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE