Pjesë e paketës bazë që nga viti 1995, Microsoft do të heq ‘WordPad’ nga versionet e Windows…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pjesë e paketës bazë që nga viti 1995, Microsoft do të heq ‘WordPad’ nga versionet e Windows…

Vetëm pak kohë më parë, kompania e Microsoft njoftoi se po vazhdon zgjerimin e saj në Inteligjencën Artificiale. Microsoft po sjell një ndryshim të ri në botën e teknologjisë pas gati 30 vjetësh, duke prezantuar një buton dedikuar Inteligjencës Artificiale (Al) në tastierat e tij Windows. Duke filluar nga ky muaj, shumë kompjutera të Microsoft Windows 11, do të shfaqin butonin “Copilot” që shoqërohet me Inteligjencë Artificiale

Nga ana tjetër, Microsoft ka vendosur të ndërpresë funksionimin e aplikacionit që ka qenë pjesë e paketës bazë që nga viti 1995. Bëhet fjalë për WordPad, i cili jo vetëm që do të hiqet nga versionet e reja të Windows 11, por as nuk do të mund të instalohet. “Duke filluar me këtë version, aplikacionet WordPad dhe People nuk do të instalohen më. Në një version të ardhshëm, WordPad do të hiqet gjatë një përditësimi.WordPad nuk mund të riinstalohet, është një veçori e vjetëruar e Windows”, tha kompania amerikan në një blog kushtuar versionit Windows 11 Insider Preview Build 26020.

Lajmi i mirë për fansat e WordPad është se aplikacioni nuk është hequr ende nga versioni fillestar i Windows 11, pasi ndryshimet e reja u zbatuan fillimisht në versionet betaWordPad ishte pasardhësi i Microsoft Write dhe fillimisht u pozicionua në dy aspekte kryesore: një redaktues teksti me disa funksione Word dhe një version më të avancuar të Notepad. Megjithëse WordPad do të ndërpritet në Windows 11, Notepad duket të jetë i sigurt për momentin.Kompania me seli në Redmond duket se e ka planifikuar këtë lëvizje prej kohësh, pasi WordPad është klasifikuar si “i vjetëruar” që nga shtatori 2023. Ata tani rekomandojnë përdorimin e alternativave të tjera për WordPad, të tilla si Word dhe Notepad.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48923 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE